2977 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

02 June 2022 Shpërndaje:

Në Burgun e Sigurisë së Lartë 7 të burgosur kanë përfunduar - Programin Rehabilitues ,,EQUIP’’- “Menaxhim i Zemërimit”

 

Në Burgun e Sigurisë së Lartë sot është bërë ndarja e certifikatave për 7 të burgosur me dënime afatgjata, të cilët kanë përfunduar - Programin Rehabilitues ,,EQUIP’’- “Menaxhim i Zemërimit”.

Programi është zhvilluar në kuadër të planit për rehabilitim dhe ka pasur gjithsejtë 10 sesione, në të cilat të dënuarit kanë mundur të marrin mësimet më të mira dhe bashkëkohore nga trajnerët e certifikuar të Burgut të Sigurisë së Lartë.

Të dënuarit pjesëmarrës gjatë gjithë kohës kanë qenë bashkëpunues dhe aktiv, programi  është mirëpritur nga ana e tyre dhe të njëjtit janë ndarë të kënaqur me programin.

Gjatë trajnimit për menaxhimin e zemërimit dhe stresit, të dënuarit e vlerësuan lartë duke u vetdeklaruar vazhdimisht se ky trajnim do të iu ndihmoj gjatë mbajtjes së dënimit, e po ashtu edhe në periudhën pas lirimit.

Trajnimi është  organizuar nga Fadil Hyseni, është mbajtur nga zyrtarët social, Xhavit Shaqiri dhe Muhamet Fazliu, ndërsa certifikatat i ndanë bashkë me Drejtorin e Burgut të Sigurisë së Lartë, Rasim Selmani. 

 

Kthehu tek lajmet