2974 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

01 June 2022 Shpërndaje:

Gashi takoi Shefin e Shtyllës Monitoruese të EULEX-it, Benny Jensen

 

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Sami Gashi, së bashku me Zëvendësuesin e zv. Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK, Ismail Dibrani , takuan Shefin e Shtyllës Monitoruese të EULEX-it, Benny Jensen dhe Shefen e Njësisë Korrektuese, Ritva Vahakoski, me të cilët diskutuan për planet e ardhshme dhe aktivitete e përbashkëta në mes të dyja institucioneve.

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Gashi i falënderoi Shefin e Shtyllës Monitoruese të EULEX-it, Jensen, lidhur me kontributin e deritanishëm të dhënë nga EULEX për institucionet korrektuese, duke shtuar se SHKK mbetet e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit, e veçanërisht në fushat e interesit të përbashkët.

Gjatë takimit, Jensen tha se do të vazhdojmë të jemi partner përkrahës i institucioneve korrektuese, duke ofruar bashkëpunim në të gjitha fushat të cilat janë në dobi të punës në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Kthehu tek lajmet