2968 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

12 March 2021 Shpërndaje:

Të miturit nga QEKL dhe QKML shpallen fitues me idetë e tyre kreative në “UP-SHIFT"

 

 

Në punëtorinë me ndikim social “UP-SHIFT” të organizuar nga IPKO Fundation dhe Unicef Kosovo Programme, në të cilën morën pjesë 10 grupe me rreth 50 të mitur nga Komuna e Lipjanit, ishin të përfshirë edhe dy grupe me të mitur të vendosur në institucionet korrektuese në Lipjan, ku pas pesë ditëve punë intensive, dy grupet me të mitur nga QEKL dhe QKML, arritën që me sukses të përfundojnë sfidën dhe u shpallen fitues me idetë e tyre mjaftë kreative.

 

Grupi nga QEKL paraqiten idenë e tyre për prodhimin e kokërr shilteve (bean bags),me të cilën ata do të krijonin kënde rekreative dhe do të kenë mundësinë të ju ndihmojnë edhe bashkëmoshatarëve të tyre.

Ndërsa grupi nga QKML paraqiten projektin për krijimin e një këndi rekreativ, i cili do ju shërbej për rritjen e kreativitetit dhe zhvillimit të talenteve të tyre në artë.

Për të realizuar idetë e tyre të dy grupet do të përfitojnë nga 1.000 euro.

Shërbimi Korrektuese i Kosovës falënderon përzemërsisht bashkëpunëtorët tanë nga Ipko Fondation dhe Unicef për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme pasi përfshirja e të miturve të vendosur në këto institucione në aktivitete dhe punëtori të tilla.

Aktivitete e tilla po ndikojnë fuqishëm dhe suksesshëm në risocializimin dhe ri integrimin e të miturve në shoqëri.

 

Kthehu tek lajmet