2966 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

04 March 2021 Shpërndaje:

Kujdesi ndaj ambientit dhe ofrimi i sigurisë së qytetarëve i bashkon Shërbimin Korrektues të Kosovës, OJQ “ Help Kosovo" dhe Komunën e Prishtinës

Në Qendrën Korrektuese Dubravë u zhvillua takimi ndërmjet zyrtarëve të Help Kosovo, Komunës së Prishtinës dhe Udhëheqës i Instruktorëve dhe Trajnimeve në këtë qendër, Ismet Fekaj.

 

Gjatë takimit është iniciuar bashkëpunimi mes 3 palëve të përfshira në krijimin e një ambienti më të sigurt dhe të pastër në qytetin e Prishtinës.

 

Me ç ‘rast u diskutua për shportat e plehrave dhe rrethojat metalike, të cilat do të prodhohen në Qendrën Korrektuese Dubravës dhe do të vendosen në koordinim me Komunën e Prishtinës në ato zonat ku ka më së shumti nevojë.

 

Ky projekt parashihet të angazhojë të burgosurit në këtë qendër në kryerjen e punëve rreth prodhimit të shportave dhe rrethojave me anë të mbështetjes së Help Kosovo.

 

Help Kosovo ka mbështetur dhe po vazhdon ta mbështes SHKK-në me pajisje profesionale për saldim dhe trajnime me ISO standarde, ku janë aftësuar më shumë se 20 persona (nga stafi dhe të burgosurit).

 

Kthehu tek lajmet