Drejtori i Unicef – it për Kosovë, Murat Shahin, vizitoi Qendrën Edukative Korrektuese në Lipjan, me ç` rast bëri edhe hapjen solemne të Punëtorisë Online UP SHIFT, e cila realizohet nga “Ipko Fondation”, në të cilën përveç tetë grupeve me të rinj nga Komuna e Lipjanit janë përfshirë edhe dy grupe me të rinjsh, të cilët janë të vendosur në institucionet korrektuese në Lipjan, QEKL dhe QKLM.
Qëllimi i punëtorisë UP SHIFT është që të:
Rrisin përvojën dhe aftësitë profesionale;
Zgjidhni sfidat sociale që e përmirësojnë komunitetin;
Mësojnë si të hartojnë, zhvillojnë dhe të zbatojnë idetë e tyre;
Lidheni me të rinj të tjerë që ndajnë të njëjtat interesa dhe pasion për të mirën shoqërore.
Punëtoria do të zgjasë pesë ditë dhe ekipet e dy institucioneve korrektuese do të kenë mundësin që të e fitojnë garën me projektet e tyre.
Prezenca e z. Shahin ishte mjaft motivues dhe inkurajuese për të rinjtë e vendosur në QEKL dhe të cilët u shprehën falënderues për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që marrin nga Unicef dhe Ipko Fondation.
Përfshirja e të miturve të vendosur në këto institucione në aktivitete dhe punëtori të tilla, ndikon fuqishëm në risocializimin dhe ri integrimin e suksesshëm në shoqëri.