2964 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

04 March 2021 Shpërndaje:

Në QP Prishtinë u realizua trajnimi i radhës me titull “Menaxhimi i Zemërimit”

Sot, në Qendrën e Paraburgimit  Prishtinë  ka përfunduar me sukses programi rehabilitues i radhës , me titull “Menaxhimi i zemërimit”.

Të burgosurit u shprehën të kënaqur me këtë lloj trajnimi, me ç` rast vlerësuan se nga ky program kanë mësuar se si t`i pranojnë gabimet dhe t`i përmirësojnë ato për të ardhmen. 

Trajnimi është udhëhequr nga zyrtarët për punë sociale, ndërsa certifikatat u ndanë nga udhëheqësit e QP Prishtinë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdoi të mbajë trajnime të tilla edhe me grupe të tjera.

Përmes këtyre aktiviteteve, SHKK synon të ndikoi në rehabilitimin, ri-socializimin e të burgosurve dhe kthimin e tyre në shoqëri.

Kthehu tek lajmet