2961 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

26 February 2021 Shpërndaje:

QKML: Gjashë të mitur përfunduan me sukses “Programin EQUIP”

 

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, gjashtë të mitur nga kjo qendër kanë përfunduar me sukses “Programin EQUIP”.

“Programi EQUIP” është̈ program rehabilitues, i cili ka për qëllim rritjen e vetëdijes morale të të miturve, përmirësimin e shkathtësive sociale, përmirësimin e menaxhimit të zemërimit, njohjen dhe përmirësimin e gabimeve në të menduar, motivimin e të miturve që ta ndihmojnë̈ njëri tjetrin dhe të mësojnë̈ nga njëri tjetri, si dhe krijimin e një̈ kulture pozitive në mes të bashkëmoshatarëve.

Me mbështetjen e Komiteti Holandez të Helsinkit, “Programi EQUIP” në Shërbimin Korrektues të Kosovës është̈ duke u implementuar që nga viti 2015 , dhe është̈ duke u treguar mjaft i suksesshëm në fushën e trajtimit të të miturve, ndërsa pjesa e menaxhimit të zemërimit ka filluar të aplikohet edhe me të burgosur madhorë.

Në fund, Drejtori QKML-së, Arif Beqa, trajnerët e programit, Abaz Buja dhe Flakë Ymeri, ndanë̈ certifikatat për të miturit.

 

Kthehu tek lajmet