2959 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

26 February 2021 Shpërndaje:

Përfundon trajnimi njëjavor "Vlerësimi i Rrezikut dhe Nevojave"

 

 

 

Sot, në AKSP pas përfundimit të trajnimit njëjavor me temë "Vlerësimi i Rrezikut dhe Nevojave", janë̈ certifikuar nëntë zyrtarë  të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Këto trajnime kanë për qëllim që pjesëmarrësit të përfitojnë njohuri dhe njëherit të shfrytëzojnë instrumentet vlerësuese bashkëkohore, duke u bazuar në teori shkencore dhe parime konkrete.

Po ashtu, me këtë trajnime SHKK synon të arrij njohuri dhe fuqizim të institucioneve korrektese, me qëllim që çdo i dënuar të kaloj këtë sistem vlerësimi, ku si rezultat të vjen punimi i planit individual i dënimit, korrektimi, risocializimi, riintegrimi dhe ulja e recidivizmit.

SHKK në vazhdimësi do të ofroi trajnime të tilla për zyrtarët korrektues, trajnimi është mundësuar si rezultat i trajnimeve nga Projekti i Binjakëzimit, financuar nga Bashkimi Evropian dhe ekspertët nga EULEX.

 

Kthehu tek lajmet