2956 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

19 February 2021 Shpërndaje:

Të miturit pjesë e puntorisë me ide kreative dhe inovative

 

Qendra Edukative Korrektuese dhe Qendra Korrektuese për të Mitur në Lipjan vazhdojnë të ofrojnë mundësi për pjesëmarrje aktive të të miturve në aktivitet për risocializim dhe riintegrim, këtë herë të miturit e QEKL- së dhe QKLM-së patën kënaqësinë të informohen për punëtorinë me ndikim social “UP SHIFT”, i cili do të mbahet me të rinjtë e Komunës së Lipjanit, e që organizohet nga OJQ “Ipko Fondation” dhe Unicef.

Përmes UP SHIFT-it synohet që të miturit të:

Rrisin përvojën dhe aftësitë profesionale;

Zgjidhni sfidat sociale që e përmirësojnë komunitetin;

Mësojnë si të hartonojnë, zhvillojnë dhe të zbatojnë idetë e tyre;

Lidheni me të rinjë të tjerë që ndajnë të njëjtat interesa dhe pasion për të mirën shoqërore;

Dhe së fundi, do të kenë mundësin për të fituar deri në 1.000 EUR për t'a realizuar idenë e tyre.

Të miturit e këtyre dy qendërave kanë formuar dy grupe me nga 5 anëtarë dhe janë në fazën e aplikimit për pjesëmarrje në këtë punëtori me ide shumë kreative dhe inovative.

Kthehu tek lajmet