2955 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

18 February 2021 Shpërndaje:

Drejtori i NJIK prezantoi para Këshillit të Evropës planin strategjik dhe zhvillimor të Pilot Njësisë së Inteligjencës së SHKK-së

Sot, Drejtori i NJIK, z. Sami Gashi, përmes takimit Online prezantoi para Këshillit të Evropës planin strategjik dhe zhvillimor lidhur me themelimin, dhe funksionalizimin e Pilot Njësisë së Inteligjencës Korrektuese të Kosovës.

 

Para të pranishmëve, z. Gashi, prezantoi sipërfaqësisht organizimin strategjik mbi themelimin, funksionalizimin, progresin dhe sfidat nëpër të cilat rrjedhimisht ka kaluar Njësia e Inteligjencës Korrektuese të SHKK-së deri më tani.

 

Takimi Online u zhvillua me kërkesë të Bashkimit Evropian, konkretisht nga Këshilli i Evropës në të cilin morën pjesë, ekspert nga Irlanda Veriore, Danimarka, si dhe zyrtarë të lartë të burgjeve dhe policisë së Bosnjës dhe Hercegovinës.

 

Kthehu tek lajmet