Nxënësja e shkollës fillore nga fshati Llugagji i Lipjanit, Elsa Reqica dhuroi për bibliotekën e Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan 10 ekzemplarë të librit të saj të parë me tregime, të titulluar "Zogu i artë".
Me këtë rast, Drejtori i Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan, z. Arif Beqa, falënderoi autoren e librit, nxënësen Elsa Reqica, ndërsa duke i vlerësuar si dhurata mjaftë të çmuara për bibliotekën tonë, z. Beqa i uroi suksese në mësime dhe në krijimtarinë e saj artistike në të ardhmen.