2948 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

04 February 2021 Shpërndaje:

Në QKML përmes platformës ZOOM u mbajt trajnimi treditor për programin për mitur TOP-s

 

 

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, përmes platformës online  ZOOM u mbajt trajnimi treditor për programin për mitur TOP-s, i cili u organizua nga Komiteti Holandez i Helsinku në partneritet me QKMRT. 

 

Programi TOP (Thinking of Others Persons) është program rehabilitues, i cili ka për qëllim të mësoj të miturit se si të mendojnë dhe veprojnë me përgjegjshmëri përmes qasjes ndihmëse në mes të bashkëmoshatarëve​, dhe është vazhdimësi e programit EQUIP, i cili që nga viti 2015 është duke u aplikuar në trajtimin e të miturve në Shërbimin Korrektues të Kosovës, e i cili po tregohet  mjaft i suksesshëm. 

 

Trajnimi u mbajt nga ekspertja holandeze e fushës së trajtimeve të të miturve, Patricia Meijer, ndërsa në të morën pjesë 10 anëtarë të stafit, të cilët punojnë drejtpërdrejtë me të mitur, duke përfshirë zyrtarë social, zyrtarë korrektues, zyrtarë për arsim dhe programe nga institucionet korrektuese ku trajtohen të miturit, e të cilët do të certifikohen si trajner të këtij programi.

 

Programi pritet të filloi së aplikuari në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan nga fillimi muajit mars.

Kthehu tek lajmet