2946 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

29 January 2021 Shpërndaje:

SHKK përmes informacioneve inteligjente parandalon kontrabandën në Qendrën Korrektuese Dubravë

 

 

 

Sot, rreth orës 08: 45h në Qendrën e Korrektuese Dubravë, pas një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj Qendre.

Me të pranuar informacionin, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarr veprimet e nevojshme, me ç` rast kanë lokalizuar vendin dhe provat materiale.

Gjatë kontrollimit të provave materiale, bastisja ka rezultuar pozitive, ku në  një pajisje lojërash elektronike, të tipit “ Playstation” në pjesë të kamufluar janë gjetur tre telefona mobil, një Sim-Kartelë, një Flash USB dhe tri kabllo për mbushje  telefonike.

I burgosuri i dyshuar se “Playstation” me gjëra të komofulara ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.

 

 

Kthehu tek lajmet