Sot, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Rasim Selmani dhe Drejtori i DSHB-së, Milazim Gjocaj, vizituan Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, me ç’rast vizituan stafin shëndetësor të qendrës.
Gjatë vizitës, z. Selmani dhe z. Gjocaj përgëzuan udhëheqësit e qendrës për menaxhimin e masave parandaluese kundër Covid 19. Po ashtu, falënderuan stafin e të dyja shërbimeve dhe të burgosurit për respektimin e masave anti covid brenda Qendrës së Paraburgimit Prishtinë.
Shëndeti dhe siguria e të burgosurve mbeten çdo herë prioritet i SHKK-së.