2938 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

05 January 2021 Shpërndaje:

SHKK suspendon dy zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se mbrëmë̈ rreth orës 19:00 në Qendrën e Paraburgimit Mitrovicë, në shenje pakënaqësie me vendimin e gjykatës dy të burgosur kanëmtuar grilën dhe dritaren dhomës, pastaj kanë arritur të ngjiten lart mbi kulmin e Qendrës së Paraburgimit Mitrovicë.

 

Pas shumë kërkesash, kërkesa e tyre kryesore ka qenë, se janë të pa kënaqura me gjykatën, me ç`rast kanërkuar të bisedojnë̈ me prokurorin, dhe pas bisedës me prokurorin në prezencë të policisë̈ dhe zëvendësdrejtorit të përgjegjshëm të SHKK-së, Rasim Selmani, të njëjtit janë̈ pajtuar të zbresin poshtë̈.

 

Per shkak tëtij rasti SHKK ka suspenduar dy zyrtarë korrektues, deri te suspendimi është̈ ardhur per shkak të dyshimit se zyrtaret korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë̈ institucionale.

 

Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i cili do të hetojë rastin në tërsi.

 

Kthehu tek lajmet