2933 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

14 December 2020 Shpërndaje:

Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 05:45 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri M. C, viti i lindjes 1948.

I burgosuri gjatë qëndrimit të tij në Qendrën Korrektuese Dubravë për një kohë të gjatë ishte trajtuar me terapi psikotike.

Nga data 06.12.2020 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është hospitalizuar në  Repartin Psikiatrik të Spitalit Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë.

Gjatë qëndrimit të tij në Repartin Psikiatrik të Spitalit Rajonal të Pejës, M. C, me datë 10.12.2020 ishte testuar për Covid 19, me ç ‘rast ka rezultuar pozitiv.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.

 

Kthehu tek lajmet