2932 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

11 December 2020 Shpërndaje:

Përfundon Seminari Online i organizuar nga SHKK dhe IRZ

Në kuadër të bashkëpunimit të  Shërbimit Korrektues të Kosovës me Fondacionin Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ), në Qendrën Korrektuese për të Mitur  dhe në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan përmes platformës online Webex janë organizuar dy seminare për stafin punues. 

Në këto dy seminare morën pjesë anëtarë stafi të cilët  punojnë me të miturit në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan dhe në qendrat tjera, si zyrtarë korrektues, zyrtarë social, psikolog, mjek, zyrtarë për vlerësim, etj.

Tema të seminarit  ishin “Trajtimi i të miturve të varur nga droga në Shërbimin Penitenciar, Diagnostifikimi, Planifikimi” dhe “Trajtimi i fenomeneve psikike të të  miturve në Shërbimin Korrektuese të Kosovës: Diagnmostifikimi, trajtimi dhe sjellja”.

Në seminar ligjëruan ekspert gjerman, të cilët  i informuan pjesëmarrësit rreth metodave që aplikohen në Qendrat Korrektuese të të Miturve në Gjermani për diagnostifikimin dhe trajtimin e të miturve të varur nga droga, si dhe trajtimin e fenomeneve psikike tek të miturit në qendrat korrektuese.

Përveç tjerash,  të dyja palët ndanë përvoja nga puna e përditshme me të mitur, me theks të veçantë nga përvojat me kategoritë e të miturve, të cilët kanë probleme me varësinë nga substancat narkotike si fenomeneve psikike tek të miturit.

 

Kthehu tek lajmet