2923 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

20 November 2020 Shpërndaje:

Vazhdon mbjellja e fidaneve të mollës

 

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia në vend, në institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit, të burgosurit nuk i kanë ndërprerë aktivitete e tyre të përditshme.

Në vazhdën e aktiviteteve të punës së organizuar nëpër institucione korrektuese, në Qendrën Korrektuese Dubravë,  në plantacionin e mollës të burgosurit e kësaj qendre kanë vazhduar me mbjelljen e  3000 fidanëve mollë.

E gjithë puna është duke u kryer nga të burgosurit e kësaj qendre dhe është duke u udhëhequr dhe  mbikëqyrur nga Njësia Ekonomike e SHKK-së.


Vlen të theksohet se gjithë puna për ngritjen e këtij plantacionit bëhet nga të dënuarit, ku me punën dhe angazhimin e tyre është duke u bërë një punë shumë e mirë, jo vetëm në këtë sektor, por edhe në sektorët dhe në institucionet tjera në kuadër  të Shërbimit Korrektues të Kosovë.

Të gjitha rendimentet e prodhuara nga këto kultura bujqësore përdoren për nevojat e institucioneve korrektuese.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes punëve të Njësisë Ekonomike  synon të ndikoi në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, e po ashtu edhe në uljen e shpenzimeve  të buxhetit të SHKK-së. Përveç kësaj, puna e të burgosurave brenda kësaj qendre normalizon edhe jetën e përditshme.

 

 

Kthehu tek lajmet