2920 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

04 November 2020 Shpërndaje:

Në QP Prishtinë u realizua trajnimi me titull “Menaxhimi i Zemërimit”

Sot, në Qendrën e Paraburgimit  Prishtinë  ka përfunduar me sukses programi rehabilitues, trajnimi “Menaxhimi i zemërimit”.

Më këto trajnime synohet të behët përkrahja e të dënuarave në mënyrë që t`i përballojnë situatat konfliktuoze më mirë, e më lehtë.

Të burgosurit pjesëmarrës në këtë trajnim u shprehën të kënaqur me këtë lloj trajnimi, me ç` rast vlerësuan se ky program i ka mësuar ata se si t`i pranojnë gabimet dhe t`i përmirësojnë ato për të ardhmen. 

Trajnimi është udhëhequr nga zyrtarët për punë sociale, ndërsa certifikatat u ndanë nga udhëheqësit e QP Prishtinë dhe  Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i SHKK-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdoi të mbajë trajnime të tilla edhe me grupe të tjera. Përmes këtyre aktiviteteve, SHKK synon të ndikoi në rehabilitimin, ri-socializimin e të burgosurve dhe kthimin e tyre në shoqëri.

 

Kthehu tek lajmet