2878 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

19 August 2020 Shpërndaje:

AVANCOHET SHËRBIMI KORREKTUES I KOSOVËS

Nën udhëheqjen e Shërbimi Korrektues të Kosovës, e në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, sot ka vazhduar takimin e radhës Grupi Punuese për Hartimin e Projektligjit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ky aktivitet është në funksion të plotë për përmbushjen e obligimeve, të cilat dalin nga plani i punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2020-2021 dhe Programi Legjislativ për vitin 2020.

Grupi punues është duke punuar me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë, ku në përmbajtje është  gjithëpërfshirës, me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Shërbimit Korrektues të Kosovës, Avokati i Popullit, Shoqata e Gruas së SHKK-së, Sindikata e SHKK-së. Përveç këtyre, pjesëmarrës janë edhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare, si: ICITAP, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar , OSBE dhe EULEX, e të cilat monitorojnë dhe mbështesin punën e SHKK-së.

 

Ajo që synohet të arrihet me ketë Projektligj është avancimi dhe zhvillimi i Shërbimit Korrektues të Republikës së Kosovës, si një mekanizëm i rëndësishëm në kuadër të sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Rregullimi i fusheveprimtarisë, kompetencave, organizimit të brendshëm, është reformë dhe avancim i lartë për Shërbimin Korrektues të Republikës së Kosovës,  dhe njëkohësisht në funksion të krijimit të kushteve për trajtimin e të burgosurve sipas standardeve ndërkombëtarë.

Përmes këtij rregullimi ligjor, synohet  të ketë efekt edhe në ngritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë, e veçanërisht në SHKK-në si njëri ndër institucionet me rendësi vitale për korrektimin dhe risocializimin e të burgosurve.

Shërbimi Korrektues është i përkushtuar që të avancoi përpara dhe të reformohet në vazhdimësi, me qellim që të jetë institucion profesional, kredibil, i besueshëm dhe konkurrent me institucionet korrektuese të vendeve me aplikim të vlerave më të larta nga liritë dhe të drejtat e njeriut si bazament i shteteve demokratike.

Kthehu tek lajmet