2876 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

17 August 2020 Shpërndaje:

Në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së vdes një i paraburgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 16:00, në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i paraburgosuri me inicialet  B. Ç, vit i lindjes 1958.  
I paraburgosuri, rreth orës 13:20 me rekomandim te mjekut te Qendrës se Paraburgimit Prishtinë, është dërguar në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ku për kundër ofrimit të ndihmës mjekësorë ka ndërruar jetë. 
I njëjti ishte i dyshuar për Veprën  Penale; Vrasje e rëndë.   
Nga organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes. 

Kthehu tek lajmet