Sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Korrektues të Kosovës, përfundoi aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut.
Aksioni u organizuar në kuadër të bashkëpunimit në mes të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Qendrës Kombëtare për Transfuzion të Gjakut, në të cilin vullnetarisht dhuruan gjak, Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Nehat Thaçi, zyrtarë të lartë, oficerë dhe shërbyes civilë.
Aksioni u zhvillua në të gjitha qendrat korrektuese, ato të paraburgimit dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të SHKK-së.
Shërbimi Korrektues i Kosovës tashmë e ka bërë traditë organizimin e aksionit humanitar për dhurimin e gjakut nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit, dhe është i gatshëm për aksione të tilla edhe në të ardhmen, çdo herë kur qytetarët kanë nevojë.