Sot në Qendrën Korrektuese në Dubravë, në kuadër të programit EQUIP, në trajnimin me titull “Menaxhimi i Zemërimit” u certifikua katërmbëdhjetë të dënuar të kësaj qendre.
Programi EQUIP, është i hartuar për t'i motivuar të dënuarit që t'i ndihmojnë njëri tjetrit, si dhe të mendojnë dhe veprojnë përgjegjshëm.
Ky program, ka synim vetëdijesimin e të dënuarve në kontrollimin e sjelljeve të tyre.
Po ashtu, me këtë program synohet të behët përkrahja e të dënuarve, në mënyrë që sa më mirë e më lehtë t`i përballojnë situatat konfliktuoze.
Trajnimi është udhëhequr nga trajnerët (zyrtarët për punë sociale): Znj. Suzana Gusturanaj dhe Z. Qerim Dervishaj. Në shpërndarjen e certifikatave morën pjesë; Drejtori i Qendrës Korrektuese Dubravë, z. Ismail Dibrani dhe stafi menaxherial.
Si përfundim, trajnimi u vlerësua i shkëlqyeshëm si nga ana e trajnerëve, e po ashtu edhe nga të burgosurit pjesëmarrës në këtë trajnim.