2872 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

31 July 2020 Shpërndaje:

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi, ka pranuar letër falënderimi nga Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së (ZNS), z. Jorgan Andrews

Përmes kësaj letre, Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së (ZNS), z.  Jorgan Andrews, ka falenderuar z. Thaçi për mikpritjen dhe njëherit ka përgëzuar për reformat, progresin dhe arritjet e SHKK-së.
“Unë i duartrokas progresit tuaj dhe ju bëj thirrje juve dhe stafit tuaj që të vazhdoni të zbatoni nevojat dhe reformat e guximshme.
Mezi pres të hulumtoj mundësi të tjera ku INL mund të ndihmojë në përpjekjet tuaja ndërsa ne vazhdojmë të punojmë së bashku për të çuar përpara interesat tona të ndërsjella strategjike në Kosovë.” shkruan në letren e  z. Andrews.

Kthehu tek lajmet