2871 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

31 July 2020 Shpërndaje:

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, vizitoi Burgun e Sigurisë së Lartë

 

 

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i shoqëruar nga Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Sabri Bajgora dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Nehat Thaçi, sot kanë vizituar Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës.

Gjatë takimit me të burgosurit, ministri Selimi ka dëgjuar për së afërmi kërkesat e tyre, si dhe është informuar me gjendjen e tyre shëndetësore dhe kushtet brenda Burgut të Sigurisë së Lartë.

"Kemi ardhur sot në vizitë, pikërisht në këtë ditë feste, e cila simbolizon bashkimin e njerëzve, solidaritetin dhe sakrificën, i shoqëruar edhe nga Kryeimami Bajgora, për të përçuar mesazhin tek të burgosurit se kryerja e dënimit dhe pendimi shkojnë krah njëra-tjetrës dhe janë pjesë të rehabilitimit të secilit kryes të veprës penale" tha Selimi.
Ministri poashtu theksoi se autoriteti i shtetit të Kosovës buron nga Kushtetuta dhe Kushtetuta e parashesh dinjitetin si bazë për të gjitha të drejtat e njeriut. "Të gjithë këta përsona të cilët po i paguajnë borxhin shoqërisë për veprat e tyre penale, duhet t'i trajtojmë me dinjitet dhe duhet t'iu japim mundësi që ata ta kryejnë këtë borxh ashtu siç e ka paraparë gjykata. Përveç dënimit, që është pjesë e kryerjes së këtij borxhi, duhet të jetë edhe pjesa e pendimit e cila i përket secilit" tha Selimi.

Në anën tjetër, Kryeimami Bajgora tha se kjo shoqëri ka një obligim ndaj njerëzve që t'u ofrojë kushte për një jetë të dinjitetshme edhe në burg, gjithnjë me porosi që ata të reflektojnë për të kaluarën e tyre duke u penduar për atë që kanë bërë dhe shpresuar që pas vuajtjes së denimit këta persona të jenë pjesëtarë të denjë të shoqërisë.   
Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i SHKK, Thaçi tha se vizita e sotme dëshmon edhe një herë se shteti i Kosovës dhe institucionet e saj dijnë të jenë afër të burgosurve.

Kjo vizitë përveç mesazhit të mirë është edhe një dëshmi e cila tregon se institucionet e Kosovës, përkatësisht Shërbimi Korrektues ka obligim që të gjithë të burgosurit t'i rehabilitoj dhe risocializoj gjatë qëndrimit të tyre në burgje. Thaçi gjithashtu ka falënderuar ministrin Selimi për përkrahjen e ofruar.
Ministri Selimi është zotuar se do të angazhohet që të burgosurit të trajtohen me dinjitet dhe se respektimi i të drejtave të tyre, trajtimi i barabartë dhe ofrimi i sa më shumë programeve rehabilituese e sociale do të jenë prioritet gjatë mandatit të tij si Ministër i Drejtësisë.

Kthehu tek lajmet