2867 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

22 July 2020 Shpërndaje:

Mbahet takimi i parë i Grupit Punues për Hartimin e Draft Ligjit të Shërbimit Korrektues të Kosovës

 


Shërbimit Korrektues i Kosovës sot ka mbajtur takimin e parë të Grupit Punues për Hartimin e Draft Ligjit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.  

Hartimi i Draft Ligjit për SHKK-në është nismë reformuese e Shërbimit Korrektues të Kosovës me qellim  sigurimin e  një vizioni gjithëpërfshirës dhe të konsoliduar të sundimit të ligjit, e po ashtu  ngritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë, e veçanërisht në SHKK-në.  

Me qëllim të përmbushjes së obligimeve të cilat dalin nga Plani i Punës së Qeverisë dhe plani indikativ i punës për vitin 2020-2021 për Hartimin e Draft Ligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës, në koordinim me Ministrinë e Drejtësisë, SHKK  ka organizuar takimin konsultativ në të cilin janë ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, institucioneve korrektuese, Avokatit të Popullit, organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare, si: KMDLNJ, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, ICITAP, OSBE dhe EULEX. 

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, z. Nehat Thaçi ka njoftuar të pranishmit lidhur me sfidat me të cilat është ballafaquar Shërbimi Korrektues i Kosovës, si dhe nevojat për hartimin e Ligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës.  

Po ashtu, drejtori Thaçi caktoi edhe nëngrupet punuese për hartimin e Draft Ligjit për Shërbimin Korrektues, me ç 'rast u dakorduan lidhur me hapat e mëtutjeshëm rreth Hartimit të Draft Ligjit. 

 

Kthehu tek lajmet