2863 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

10 July 2020 Shpërndaje:

Njoftim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës

Shërbimi Korrektues i Kosovës duke kërkuar mirëkuptim nga të gjithë, njofton opinionin publik, familjarët e të burgosurve dhe të burgosurit, me qenë se është përkeqësuar situata epidemiologjike me Koronavirusit (COVID – 19) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ka marr vendim që përkohësisht të ndalohen të gjitha vizitat familjare, avokatëve, etj, për të gjithë të burgosurit duke filluar nga data 11.07.2020.

 

Gjatë kësaj periudhe kohore SHKK do të ndërmarr këto masa:

 

Të burgosurve do t`iu mundësohen telefonata me të shpeshta me familjarë dhe komunikim virtual përmes Skype, i cili tashme është i instaluar nëpër disa qendra korrektuese dhe të paraburgimit.

 

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin e gjerë rreth hapave në vazhdim.

 

Po shpresojmë që ky vendim të jetë sa me afatshkurtër.

Kthehu tek lajmet