2859 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

30 June 2020 Shpërndaje:

Drejtori Thaçi mori pjesë në takimin e radhës së Bordit të AKSP-së

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi, mori pjesë në takimin e radhës së Bordit të AKSP-së.

Në këtë takim  morën pjesë anëtarët e Bordit të AKSP-së, gjegjësisht udhëheqësit e Agjencive të Sigurisë Publike;  Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi – Kryesues i Bordit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm  i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent, Fadil Kodra, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, Ud/Drejtori i Përgjithshëm i Doganës se Kosovës, Ibrahim Xhaka, Ud/ i Kryeshefit Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës, Exhevit Zuka, Drejtori i Drejtorisë të Administratës në Shërbimit Sprovues të Kosovës, Arsim Tahiri.

Gjatë takimit, Bordi aprovoi “Planin Vjetor të Punës së Bordit për vitin 2020”. Siç dihet, gjatë vitit 2020 Akademia dhe Agjencitë e Sigurisë Publike do të përgatiten për ri akreditimin vendor nga Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe ri-akreditimit ndërkombëtar nga IADLEST (SHBA), i cili do të ndodhë në vitin 2021.

Po ashtu, u diskutua edhe mbi orientimet strategjike të agjencive të sigurisë publike për nevojat e tyre në ngritjen profesionale të zyrtarëve të saj përmes arsimit të lartë, gjegjësisht procesi i ardhshëm i ri akreditimit të Programit Studimor Bachelor Siguria Publike.

 

Kthehu tek lajmet