2855 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

22 June 2020 Shpërndaje:

Sulmohet Njësiti për Përcjelljen e të Burgosurve

Sot, rreth orës 13:50 në oborrin e Gjykatës Themelore në Prizren nga një grup protestuesish është sulmuar vetura e Njësisë për Përcjelljen e të Burgosurve e Burgut të Sigurisë së Lartë, e cila po barte të burgosurin, D.T.

Stafi me të burgosurin janë evakuuar nga ana e policisë dhe janë dërguar në brendi të Stacionit Policor pa ndonjë lëndim, ndërsa vetura e NJPB-së ka pësuar disa  dëmtime.

Për Informata të tjera do të njoftoheni me kohë.

 

Kthehu tek lajmet