2852 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

16 June 2020 Shpërndaje:

Drejtori i përgjithshëm i SHKK-së pjesëmarrës në videokonferencën e ICPA-së

 

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi, mori pjesë në videokonferencen e zhvilluar nga International Correction and Probation Associates (ICPA).

Në videokonferencën përmes “Zoom” morën pjesë rreth 40 shtete anëtare të ICPA-së, ndërsa temë diskutimi ishte shkëmbimi i përvojave dhe menaxhimi i pandemisë “COVID-19” në institucionet korrektuese.

Gjatë prezantimit të tij, drejtori i SHKK-së, z. Thaçi, i njoftoi të pranishmit rreth menaxhimit dhe zbatimit të planit operativ “Coronavirus”, që ka për qëllim parandalimin dhe përhapjen e Pandemisë “COVID-19” në institucione korrektuese dhe ato të paraburgimit, ku si rezultat i këtij plani, deri më tani asnjë i burgosur në Republikën e Kosovës nuk është i prekur nga pandemia.

 

Kthehu tek lajmet