2846 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

09 June 2020 Shpërndaje:

Drejtori i SHKK-së, Nehat Thaçi, takoi Ministrin e Drejtësisë, z. Selimi

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi, takoi Ministrin e Drejtësisë, Selimi Selimin, të cilin e informoi për punën, sfidat dhe të arriturat e deritanishme të SHKK-së.

Po ashtu, gjatë takimit, z. Thaçi e njoftoi ministrin Selimi rreth menaxhimit dhe zbatimit të planit operativ “Coronavirus”, plan ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjes së Pandemisë Covid -19 në institucione korrektuese dhe ato të paraburgimit, ku si rezultat i këtij plani, deri më tani asnjë i burgosur nuk është i prekur nga Pandemia Covid 19.

Në anë tjetër, ministri Selimi i ofroi mbështetje të plotë, drejtorit Thaçi, veçanërisht në rritjen e efikasitetit të mekanizmave të sistemit juridik, modernizimit dhe digjitalizimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Kthehu tek lajmet