2845 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

04 June 2020 Shpërndaje:

Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon me menynë e re të ushqimit

SHKK me qellim të sigurimit të mirëqenies fizike dhe shëndetësore të të burgosurve, ka nxjerrë menynë e re të ushqimit për të gjitha institucionet korrektuese.

Sipas menysë së re të përpiluar nga ekspertet e ushqimit, të burgosurve do t`iu sigurohet ushqim i cili plotëson të gjitha nevojat, si për nga sasia e mjaftueshme ashtu edhe për nga cilësia.

Ushqimi do të përmbaj të gjitha kaloritë e nevojshme konform rregullave të të ushqyerit, ndërsa ushqim kryesorë i menysë do të jetë File Peshku, Mish i Bardhë, Patate e Bluar, Peshk Tuna, supë, sallata të përziera, marmelatë, ajkë, mëlmesa dhe lëngje të ndryshme, etj.

Kjo meny do të vazhdoi të servohet tri herë në ditë në kohë të përcaktuar dhe me distancë kohore të përballueshme për plotësimin e nevojave energjetike.

Shërbimi Korrektues i Kosovës në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet e aplikueshme në Kosovë, primare ka mirëqenien fizike dhe shëndetësore të të burgosurve, çdo herë duke respektuar të drejtat e tyre fondamentale, pa marr parasysh racën, gjuhën, religjionin.

Kthehu tek lajmet