2844 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

02 June 2020 Shpërndaje:

Të burgosurit rinovojnë Kuzhinën e QEKL-së

 

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia në vend, në institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit, të burgosurit nuk i kanë ndërprerë aktivitete e tyre të përditshme.

Në vazhdën e aktiviteteve të punës së organizuar nëpër institucione korrektuese, të burgosurit  kanë rinovuar kuzhinën e Qendrës Edukuese Korrektuese Lipjan.

E gjithë puna është kryer nga të dënuarit e pavijoneve gjysmë të hapura, të udhëhequr nga stafi i QKL-së, ndërsa në aspektin profesional është  mbikëqyrur nga  Divizioni i Inxhinieringut të SHKK-së.

Të burgosurit, përveçse kanë aktivitete të shumta edukative, sportive, ata zhvillojnë edhe aktivitete tjera, me të cilat shprehin talentin në punën dhe zanatet e tyre që ata zotërojnë.

Falë punës së të burgosurve, tani të miturit e QEKL-së ,por edhe stafi  kanë kushte më të mira  për  tu ushqyer në këtë kuzhinë.

Përmes këtyre aktiviteteve, synohet të ndikohet në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, e po ashtu të racionalizohet edhe buxheti i SHKK-së. Përveç kësaj, puna e të burgosurve brenda institucioneve korrektuese normalizon edhe jetën e përditshme në burg.

Kthehu tek lajmet