2839 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

15 May 2020 Shpërndaje:

Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione vizitoi institucionet korrektuese

Sot, Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i përberë nga deputetet, z. Rasim Demiri, znj. Valdete Idrizi, znj. Saranda Musliu, znj. Fjolla Ujkani, znj. Besa Ismaili, znj. Saranda Bogujevci, znj. Marigona Geci, z. Salih Zyba , znj. Teuta Haxhiu, administratorja e Kuvendit, znj. Zana Ulaj dhe koordinatori i Komisionit, z. Selman Ymeri, kanë vizituar Qendrën Korrektuese për Femra Lipjan dhe Qendrën Korrektues Dubravë.

Gjatë kësaj vizite, Komisioni Parlamentar, u prit nga udhëheqësit e qendrave , me ç ‘rast u njoftuan për së afërmi rreth menaxhimit dhe zbatimit të planit operativ “Coronavirus”, i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjes së Pandemisë Covid -19 në institucione korrektuese dhe ato të paraburgimit.

 

Kthehu tek lajmet