2838 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

15 May 2020 Shpërndaje:

Njoftim nga SHKK

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik, se nga dita e hënë do të fillojë me hapin e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj Covid 19 në institucionet korrektuese.

SHKK nga data 18.05.2020 do të filloi me lejimin e vizitave të organizatave joqeveritare, të cilat monitorojnë institucionet korrektuese.

Gjatë vizitës se tyre, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare janë të obliguar të mbajnë distancën sociale dhe të kenë të vendosura maska dhe dorëza mbrojtëse.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.

 

Kthehu tek lajmet