2836 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

13 May 2020 Shpërndaje:

SHKK parandalon futjen e substancave narkotike në QP Prizren

Sot, rreth orës 15:00h në Qendrën e Paraburgimit në Prizren pas një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e substancave narkotike në QP Prizren.

Me të pranuar informacionin, oficerët korrektues gjatë kontrollit të rrobave me saktësisht të patikave (atleteve) kanë gjetur një sasi të dyshimtë narkotike, e cila ishte e improvizuar në mënyrë të sofistikuar.

Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike dhe menjëherë kanë njoftuar Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës.

Me qëllim të eliminimit të dukurive negative nëpër institucionet korrektuese, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë ta ketë primare luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës.

 

Kthehu tek lajmet