2832 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

22 April 2020 Shpërndaje:

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur dhe në Qendrën Edukative Korrektuese në Lipjan fillon mësimi online

 

Sot në Qendrën Korrektuese për të Mitur  dhe në Qendrën Edukative​ Korrektuese në Lipjan, për shkak të pandemisë së covid-19 ka filluar zhvillimi mësimit online për të miturit e të dyja qendrave.

Mësimi online po zhvillohet nga mësimdhënësit e angazhuar nga DKA në Lipjan, përkatësisht mësimdhënësit nga SHFMU "Ismail Luma" dhe SHMP "Adem Gllavica" në Lipjan.

Shërbimi Korrektues i Kosovës bazuar në planin  operativ “Coronavirus” , me qëllim të parandalimit të përhapjes së Pandemisë Covid -19, përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave, aktiviteteve dhe masave të parapara për ruajtjen e sigurisë, shëndetit dhe higjienës nëpër institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit.

 

Kthehu tek lajmet