2826 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

16 April 2020 Shpërndaje:

Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur

Njoftim i përbashkët nga SHKK dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve  


Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 19:20, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet  A. V. 
A.V në orën 17 00 është vizituar nga mjeku me shenja të vjelljes dhe nauzës. Pas ekzaminimit mjeku e trajton me terapi dhe  përcjell  gjendjen e tij. 
Rreth orës 18 20, gjendja shkon duke u përkeqësuar dhe gjatë ri ekzaminimit me EKG vërehen ndryshime në elektrokardiogram dhe në shenja klinike. 
Menjëherë fillon ndihma adekuate profesionale me okigjenoterapi dhe me reanimim kardiopulmonar, me  autoambulancë, nën përcjelljen e mjekut dhe infermierit i burgosuri dërgohet në SP në Pejë. 
Edhe aty nga kardiologu kujdestar vazhdon reanimimi por pa sukses, i burgosuri nuk arrin të mbijetojë. Në orën 19 20 nga kardiologu konstatohet vdekja. 
I njëjti gjatë qëndrimin në burg, në mënyrë periodike është kontrolluar dhe i janë bërë vizitat sistematike të cilat çdo herë kanë qenë në normë. Në pranim e edhe gjatë burgimit PA ka qenë 120/80 mmHg.  
Gjatë kësaj periudhe, ka pasur disa probleme të vogla shëndetësore, si: 
1.    14.06.2017 colica renalis (dhembje në regjionin e veshkave) të cilat janë trajtuar nga urologu; 
2.    Po këtë vit ka pasur edhe Lumboischialgia (dhembje në regjionin e shpinës) e cila është ekzaminuar me RTG dhe është trajtuar nga ortopedi; 
3.    Në 2017 ka pasur edhe probleme me dhëmb të cilat janë trajtuar nga dentisti; 
4.    Me 14.03. 2018 ka pasur një Furunculus (ithatë) i cili është trajtuar nga kirurgu ; 
5.  Me 30.11.2018 si pasoj e një rrëshqitjeje në dhomë ka pasur një distorsio art T/C dex (përdredhje të nyjës së poshtme të këmbës) e cila po ashtu është trajtuar nga ortopedi. 

I njëjti ishte i dënuar për Veprën  Penale; Vjedhje e rëndë dhe po e mbante dënimin  ne pavijonin me tretman të avancuar.  
Nga organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes. 

 

 

Kthehu tek lajmet