2816 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

24 March 2020 Shpërndaje:

Noftim nga SHKK

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot gjatë ditës, të miturit me masë edukative, A. R  dhe B. T, të cilët mbrëmë ishin larguar nga Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan (tipi hapur), janë  arrestuar nga policia. 

A. R , kishte të shqiptuar masën edukative, një vit e gjashtë muaj për veprën penale; vjedhje e rëndë, ndërsa B.T, kishte të shqiptuar masën edukative një vit për veprën penale; lëndim i lehtë trupor. 

Të njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës janë dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në QEKL për të vazhduar masën edukative. 

Sipas Planit Operativ “Corona Virus”, të njëjtit fillimisht do t`i nënshtrohen kontrolleve mjekësore, pastaj fazës katërmbëdhjetë ditore të karantimit, për të vazhduar tutje me vendosjen e rregullt. 

 

 

Kthehu tek lajmet