2815 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

23 March 2020 Shpërndaje:

Nga Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan largohen dy të mitur me masë edukuese

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sonte rreth orës 20:30, të miturit me masë edukative, A. R, viti i lindjes 2003 dhe B. T viti i lindjes 2002 janë larguar nga Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan (tipi hapur). 


A. R , kishte të shqiptuar masën edukative, një vit e gjashtë muaj për veprën penale; vjedhje e rëndë.  


B.T, kishte të shqiptuar masën edukative një vit për veprën penale; lëndim i lehtë trupor. 


Për rastin është njoftuar edhe policia.  

 

Kthehu tek lajmet