2812 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

19 March 2020 Shpërndaje:

Sqarim ndaj titullit “ Shërbimi Korrektues i Kosovës shpall tender 2.2 milionë euro për cigare të burgosurit”

Sqarim lidhur me shkrimin e titulluar: “Shërbimi Korrektues i Kosovës shpall tender 2.2 milionë euro  për cigare të burgosurit”, të publikuar në Kallxo. Com.

Pas këtij shkrimi të publikuar, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, në bazë të Rregullores Financiare nr 09/2012 për Menaxhimin e Fondeve në mirëbesim - depozitat e të burgosurve, Shërbimi Korrektues i Kosovës vetëm menaxhon dhe shpallë procedurën e prokurimit për cigare të të burgosurve, ndërsa blerjet bëhen me paratë private  të të burgosurve përmes kartelave  të tyre bankare.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdoj të mbetet i përkushtuar për transparencë të plotë para qytetarëve dhe është i gatshëm në çdo moment të ofroj informata për media.

Kthehu tek lajmet