2807 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

06 March 2020 Shpërndaje:

Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, 8 marsi shënohet me koncert për të burgosurat

 

Në kuadër të aktiviteteve kulturore dhe artistike, në institucionet korrektuese, për nder të “8 Marsit” Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan u mbajtë koncert për të burgosurat.

Në Koncert, vullnetarisht interpretuan solistët, Gazi Istogu, Safet Gashi dhe Përparim Aruqi.

Përmes organizimit të këtyre aktiviteteve, SHKK synon të ndikojë në rehabilitimin dhe ri-socializimin e të burgosurave. Përveç kësaj, aktivitetet e tilla brenda institucioneve korrektuese normalizojnë dhe lehtësojnë jetën e përditshme brenda Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan.

Me rastin e mbajtjes së koncertit, zëvendësdrejtoresha e QKFL-së, znj. Leonora Sahiti, në shenjë falënderimi për solistët ndau mirënjohje.

Kthehu tek lajmet