U. D Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Rasim Selmani , së bashku me, z. Xhemajl Veliqi, prodekan i Fakultetit Juridik të Universitetit Publik të Mitrovicës "Isa Boletini, me qëllim të bashkëpunimit ndërinstitucionale kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.
Me nënshkrimin e këtij memorandumi, me kërkesë të veçantë studentëve mund t’ju lejohet punë praktike ose hulumtim për përgatitjen e temës së diplomës në institucionet korrektuese.
Përmes këtij bashkëpunim synohet të promovohen përpjekjet e përbashkëta të dy institucioneve në sferën e avancimit të çështjeve me interes reciprok.