Sot në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, z. Behxhet Shala, i shoqëruar nga dy zyrtaret nga ky këshill, Valentina Demolli dhe Nasibe Grejqevci, dhuruan një sasi të librave për të miturit e kësaj qendre.
Me këtë rast, Drejtori i Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan, z. Arif Beqa e falënderoi Z. Shalën për kontributin e vazhdueshëm që KLMDNJ ka dhënë në të mirën e avancimit të kushteve të trajtimit për të miturit e QKL-së.