2767 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

13 January 2020 Shpërndaje:

Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Nehat Thaçi priti në takim përfaqësuesit e OSCE-së

 

 

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi,  priti në takim përfaqësuesit e OSCE-së të udhëhequr  nga  Drejtori  Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në Misionin e OSCE-së, z. Edward Anderson,  me të cilët diskutuan lidhur me thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, në veçanti  në fushën e trajnimeve.   

Gjatë takimit, z. Thaçi, i njoftoi të pranishmit lidhur me punën dhe të arriturat e SHKK-së, si dhe për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtar dhe ata vendorë, po ashtu i njoftoi lidhur me strategjinë e re, në të cilën është duke  u punuar ne harmonizimin e strategjisë  së trajnimeve  dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Në anën tjetër, z. Anderson,  përgëzoi z. Thaçin për punën dhe të arriturat e deritanishme, në veçanti për avancimin e SHKK-së në arenat ndërkombëtare.

z. Thaçi  e falënderoi z. Anderson, njëherit  theksoi se mirëpret që së bashku  të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e trajnimeve, trajnime këto të cilat kanë për qëllim  ngritjen e kapaciteteve brenda institucioneve të SHKK-së.

Në  fund të takimit, të dy palët u dakorduan që viti 2020  do të jetë vit i bashkëpunimit ndërinstitucional.

 

Kthehu tek lajmet