2766 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

11 January 2020 Shpërndaje:

Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 16:30, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet  F. Ll , i lindur më 1971. 

 I burgosuri, rreth orës 15:46 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë  në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë. 

Sipas mjekut kujdestar, dyshohet se F. Ll, kishte pësuar infrakt. 

I njëjti ishte i dënuar për Veprën  Penale; Vrasje. 

Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. 

 

 

Kthehu tek lajmet