2765 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

23 December 2019 Shpërndaje:

Sqarim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës

Shërbimi Korrektues i Kosovës, sqaron opinionin publik lidhur me shkrimin në disa media për keqpërdorimin e veturave zyrtare, me titull “ Vetura 3Z shëtitet lirshëm të dielën në magjistralen Istog Pejë”.

Gjatë natës së mbrëmshme, vetura që i takon Shërbimit Korrektues të Kosovës, Dacia me targa regjistrimi 3Z-290-05, është fotografuar duke qarkulluar në magjistralen Istog - Pejë.

Njoftojmë opinionin publik se vetura zyrtare për të cilën bëhet fjalë në këtë artikull është në shfrytëzim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, respektivisht Qendra Korrektuese në Dubravë. Ky shërbim punon 24/7 dhe kryen detyra të ndryshme zyrtare në çdo kohë. Vetura në fjalë kur është fotografuar ka qenë duke dërguar ndërrimin e Zyrtarëve Korrektues në Spitalin Rajonal të Pejës, të cilët bëjnë sigurimin e të burgosurve të shtrirë në spital.

Kërkojmë nga mediat që para publikimit të shkrimeve të tilla, të na kontaktojnë për të verifikuar informacionin. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdoj të mbetet i përkushtuar për transparencë të plotë para qytetarëve.

 

Kthehu tek lajmet