2764 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

18 December 2019 Shpërndaje:

Në QK Dubravë mbillen 3000 fidane mollë

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, në kuadër të Njësisë Ekonomike është ngritur një hektar pemishte e re, ku janë mbjellë 3000 fidane të mollës. E gjithë puna është kryer nga të dënuarit e pavijonit gjysmë të hapur, të mbikëqyrur në aspektin profesional nga Instruktori, Fazli Avdiaj dhe komisioni i caktuar nga ana e Drejtorit për përcjelljen e punimeve.

Përmes angazhimit të të burgosurve në punë, synohet të ndikohet në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, përveç kësaj, puna e te burgosurve brenda institucioneve korrektuese normalizon edhe jetën e përditshme në burg.

Kthehu tek lajmet