2763 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

17 December 2019 Shpërndaje:

SHKK prezanton hulumtimin me temën: “Ndikimi i Ambientit të Burgut në Ndryshimin e Sjelljeve të të Burgosurve, studimi i të burgosurve në Kosovë dhe Finlandë

Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina”, z Nebih Halili, nga SHKK,   ka prezantuar Hulumtimin e realizuar në Qendrën Korrektuese Dubravë dhe Qendra Korrektuese Lipjan, si dhe në dy burgje  të tipit të hapur të Finlandës, me temën: “Ndikimi i Ambientit të Burgut në Ndryshimin e Sjelljeve të të Burgosurve, Studimi i të burgosurve në Kosovë dhe Finlandë.

Para studentëve u prezantuan shkëmbimi i përvojave, konkretizimi i pjesës teorike dhe asaj praktike në fushën e sanksioneve penale, si dhe krahasimi i institucioneve korrektuese të Kosovës me ato të Finlandës.

Prezantimi lidhet drejtpërsëdrejti me Lëndën e Penologjisë,  e cila ligjërohet në semestrin e shtatë të vitit të katërt në  Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Kthehu tek lajmet