2761 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

12 December 2019 Shpërndaje:

UNICEF-i mbështetë QEKL-në

 

Në QEKL, UNICEF-i në bashkëpunim me OJQ “Ipko-Foundation” për herë të parë në Kosovë kanë nisur ta realizojnë programin “UP Shift” në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, i cili ka për qëllim zhvillimin e aftësive të të rinjve për t`u bërë kreativë dhe kontribuues në shoqëri. Nga ky program po përfitojnë rreth 20 të mitur ndaj të cilëve i është caktuar dënimi nga gjykata në kohëzgjatje prej 1 deri në 5 vjet.

E drejtori i Qendrës Edukuese Korrektuese, z. Fitim Berbatovci, falënderoi përfaqësuesit e UNICEF-it dhe të OJQ “Ipko- Foundation”, për punën dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij programi.

Ndërsa, Afrim Ibrahimi, udhëheqës i sektorit për mbrojtjen e fëmijëve në UNICEF, ka thënë se për herë të parë në Kosovë janë duke e zbatuar në mënyrë unike programin “UP Shift”, i cili i mobilizon të rinjtë për të ndikuar në ndryshimin shoqëror në përgjithësi.

Me programe të tilla, SHKK synon në ngritjen e kapaciteteve të stafit të kësaj qendre, e po ashtu  ka për qëllim që t’i angazhojë dhe t’i mobilizojë të miturit për t’i ngritur aftësitë e tyre në mënyrë që ata të bëhen pjesëtarë kreativë dhe kontribuues të shoqërisë në përgjithësi, në mënyrë që këta të rinj të përfitojnë aftësi, të cilat po iu mundësohen për zhvillimin e karrierës për punësimin, integrimin dhe socializimin e tyre.

 

Kthehu tek lajmet